Emirates pezullon fluturimet nga Dubai

Emirates pezullon të gjitha fluturimet nga Dubai

Në një deklaratë të re të publikuar në platformën X, linja ajrore Emirates njofton se “të gjitha fluturimet për në Dubai janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm”.

“Ju lutem mos shkoni në aeroport,” thuhet në deklaratë.

Linja ajrore thekson se do të ofrojë përditësime sapo ato të bëhen të disponueshme dhe se “siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë më e lartë dhe nuk do të kompromentohet”.

Scroll to Top