Epidemitë e përhapura nga mushkonjat, më shumë se 30 viktima në Kubë
Më shumë se 30 persona, mes tyre 21 fëmijë dhe adoleshentë, kanë vdekur si pasojë e shpërthimeve të etheve “dengue” dhe “chikungunya” në Kubë, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë deklaroi se “janë regjistruar gjithsej 33 vdekje për shkak të arboviruseve”.
Epidemia e “chikungunya-s”, një sëmundje që shfaqet me temperaturë shumë të lartë dhe dhimbje kyçesh, shpërtheu në korrik në provincën e Matanzas (në perëndim), e cila kufizohet me Havanën. Brenda pak muajsh, ajo u përhap në të gjitha 15 provincat e ishullit, ku në të njëjtën kohë po përhapej edhe një epidemi ethesh dengue.
