Erdogan: Do shkoj në Gaza, pastaj ju!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një vizite në qytetin e lindjes Rize, deklaroi se do të shkojë i pari në Gaza, pastaj të tjerët.

Në një ngjarje të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Erdogan i bëri thirrje Izraelit të respektojë armëpushimin dhe të ndalojë politikat sulmuese, duke theksuar se palestinezët janë vëllezër të turqve.

“Vëllezërit tanë palestinezë, veçanërisht Hamas, treguan gatishmëri për paqe. Pas dy vjetësh shtypjeje dhe dhune, njerëzit në Gaza filluan të buzëqeshin për herë të parë, edhe pse me trishtim,” tha Erdogan.

Ai përsëriti se zgjidhja me dy shtete është mënyra më e mirë për të gjithë banorët e rajonit, pavarësisht feve, dhe se ai do të vazhdojë të punojë vendosmërisht drejt këtij qëllimi.

Leave a Comment

Scroll to Top