Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, sjell në jetë djalë

Kryebashkiaku bëhet baba për herë të dytë. Erion Veliajt i është miratuar leja 48-orëshe nga SPAK dhe po shoqërohet drejt maternitetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë. Ai ka sjellë në jetë një djalë.

Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është miratuar leja nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe aktualisht po udhëton drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të vizituar foshnjën dhe bashkëshorten.

Sipas ligjit, leja e tij është e vlefshme për 48 orë.

Çifti është gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Scroll to Top