Euro arrin nivelin më të ulët historik, shkëmbehet me 92.09 lekë
Monedha europiane, euro, ka arritur një nivel historik të ulët, duke u shkëmbyer këtë të martë me 92.09 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Rritja e numrit të turistëve ka sjellë një ofertë më të madhe të valutës në treg, duke ushtruar kështu presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane.
Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Nga ana tjetër, për të stabilizuar kursin dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg duke blerë valutë.
Rezerva valutore ka arritur në një shifër rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit, krahasuar me 6.7 miliardë euro në qershorin e vitit të kaluar.