Exit Poll Zgjedhjet Lokale Kosovë

Rezultatet e para të ExitPoll-eve për zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Kosovë janë publikuar.

Sipas të dhënave të gazetarit Baton Haxhiu, të prezantuara në televizionin T7, vetëm 4 komuna nuk do të shkojnë në balotazh.

Në Prishtinë, garë e fortë pritet të rezultojë me balotazh mes Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrullah Çekut (LVV).

Në Mitrovicën e Jugut, pritet fitore e thellë për kandidatin e PDK, Arian Tahirin.

Kandidati i Vetëvendosjes kryeson në Podujevë, por nuk pritet të sigurojë fitore në raundin e parë.

Balotazh pritet të ndodhë edhe në Drenas, ku rezultati është i ngushtë dhe kandidati i PDK mund të fitojë pa balotazh.

Ky lajm po përditësohet.

Leave a Comment

Scroll to Top