Dy avionë luftarakë F-35 të NATO-s u ngritën për të kapur dhe identifikuar një aeroplan zbulues rus pranë hapësirës ajrore të Norvegjisë. Sipas Komandës Ajrore të NATO-s, avioni IL-20 COOT-A u identifikua duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi rajonin verior të Finnmarkut.
Ky operacion u realizua si pjesë e Alarmi të Reagimit të Shpejtë të NATO-s. Komanda Ajrore konfirmoi operacionin përmes një postimi në rrjetin X, duke publikuar edhe një imazh të avionit rus.
Ky incident ndodh në një periudhë të shtuar të provokimeve ajrore ruse pranë hapësirës ajrore të NATO-s në Evropë. Presidenti i Letonisë ka kërkuar një qasje më të ashpër nga aleanca, duke sugjeruar kalimin nga “policimi ajror” në “mbrojtje ajrore” të plotë.
Një komandant i NATO-s ka deklaruar muajin e kaluar se aleanca mund të lehtësojë procedurat për shtetet anëtare që përballen me kërcënime të tilla, duke përfshirë mundësinë për rrëzimin e avionëve që shkelin sigurinë ajrore.