Falje Detyrimesh Tatimore: 2.1 Milionë Euro Për 11,000 Tatimpagues

Falen 2.1 milionë euro detyrime për 11 mijë tatimpagues

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se sot, 10,593 tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi i fshirjes automatike të detyrimeve, me një vlerë të përgjithshme prej 2.1 milionë euro.

Kjo falje përfshin:

  • Gjobat për mosdeklarim në afat.
  • Gjobat për deklaratat e padorëzuara (me kushtin e dorëzimit deri më 30 Qershor 2026).
  • Gjobat për dorëzimin me vonesë të pasqyrave financiare.
  • Si dhe gjoba e interesa të tjera të parashikuara në ligj.

Tatimet rikujtojnë se data 30 Qershor 2026 është afati përfundimtar si për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar fshirjen e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, me qëllim përfitimin nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.

Scroll to Top