Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, ish-kryeministri i shtruar prej 8 tetorit.
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Nano prej 8 tetorit ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, në reanimacion.
Ende nuk dihet shkaku i shtrimit të Nanos në spital, por prej kohësh lideri historik i PS-së vuan nga probleme me mushkëritë. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital. Dy vite më parë, pas një komplikacioni me mushkëritë, Nano ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.