Fermerët grekë protestë, paralajmërohet bllokimi i porteve

Fermerët në Greqi, protestë edhe ditën e sotme: Paralajmërojnë bllokimin e porteve

Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore të vendit.

Fermerët ditën e djeshme u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë, sipas mediave greke, fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve.

Këtë të martë, blegtorët do t’i bashkohen kësaj revolte. Duket se edhe në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros, ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave.

Scroll to Top