Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë rrugët

Fermerët grekë vazhdojnë protestat dhe bllokojnë akset kryesore.

Fermerët në Greqi kanë shprehur vendosmëri për të vijuar protestat e tyre, duke paralajmëruar bllokime të reja rrugore. Sipas njoftimeve, në mesditë do të bllokohet rruga anësore në zonën e Bralos.

Gjithashtu, sot në orën 16:00 (me orën lokale greke), pritet të fillojë bllokada në Nikai, duke përfshirë edhe rrugët anësore.

Më tej, mbi 300 traktorë janë grumbulluar në Aitoloakarnania, ku planifikohet të bllokohet sërish autostrada ‘Jon’.

Scroll to Top