Fier: 38-vjeçar akuzohet për bazë armësh në banesë

Një 38-vjeçar, Milasin Ramaj, është paraqitur në Gjykatën e Fierit pasi është arrestuar nga policia për kthimin e banesës së tij në lagjen “Kastriot” në bazë armësh.

Policia e Fierit arrestoi 38-vjeçarin në qendër të qytetit gjatë një operacioni. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet dhe sekuestrua një pistoletë pa leje dhe 3.500 euro.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Ramaj përdorte një banesë në lagjen “Kastriot” si bazë për armë, pjesë dhe municione, të cilat dyshohet se i shiste grupeve kriminale. Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe sekuestruan 10 automatikë, 1 pistoletë, 1 pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehëra pistoletë dhe sasi të ndryshme fishekësh.

Milasin Ramaj do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu dhe prokurorja Elona Gixhari. Në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Scroll to Top