Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar. Ajo merr këtë post duke zëvendësuar ish-kryetaren Holta Zaçaj, mandatit të së cilës i erdhi fundi në mars të këtij viti.
Papajorgji ishte e vetmja kandidate në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vakanca u krijua pas përfundimit zyrtar të mandatit të paraardhëses së saj.
