Përfundon numërimi në Mat, Altin Bojni nga PS shpallet fitues me 66.5% të votave
Numërimi i votave në Bashkinë e Matit është përfunduar. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i ri i bashkisë së Matit do të jetë Altin Bojni, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ai ka siguruar 7425 vota, duke marrë 66.5% të votave të përgjithshme.
Në këtë garë, kandidati Eduard Brahilika ka marrë 3184 vota, që përkthehet në 28.5% të votave, ndërsa Suzana Pasha ka siguruar 549 vota, me një përqindje prej 4.9%.
