Numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut ka përfunduar, ku kandidati socialist Florenc Doka është shpallur fitues.
Pas numërimit të të gjitha 57 kutive të votimit, Florenc Doka, kandidat i Partisë Socialiste, ka siguruar fitoren me 66.22% të votave, që përkthehet në 6201 vota.
Ndërkohë, rezultatet e kandidatëve të tjerë janë si më poshtë:
- Eligerti Hima, nga Shqipëria Bëhet, ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota.
- Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga PD, ka marrë 20.16% të votave, duke numëruar 1888 vota.
