Fitues i Bashkisë Berat: Ervin Ceca me diferencë të madhe

Numërimi i votave në Bashkinë Berat ka përfunduar. Kandidati socialist Ervin Ceca është shpallur fitues.

Pas numërimit të 116 kutive të votimit, Ervin Ceca ka marrë 13.050 vota. Ai ka lënë pas kundërshtarin e tij, Pavllo Shkarpa, i cili mori 2.607 vota, duke siguruar një diferencë prej 10.443 votash në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit.

Përqindja e pjesëmarrjes në votime ishte 19.88%.

Scroll to Top