Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës
Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë.
Gjatë ditës së sotme, më 20 dhjetor 2025, në port janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi. Bashkë me ta kanë hyrë edhe automjete të ndryshme, si më poshtë:
- 74 automjete
- 1 automjet në manifest
- 1 minivan
- 4 minibusë
- 24 kamionë
- 1 bisarkë
- 4 trailerë
- 6 furgonë
- 2 motoçikleta
Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të ditëve në vijim, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve të shtohet ndjeshëm me afrimin e festave.
