Fluks udhëtarësh në Kapshticë e Kakavijë për festat

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Pikat e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës kanë shënuar fluks të lartë udhëtarësh që vijnë për festat e fundvitit nga Greqia.

Gjatë ditëve të fundit, lëvizjet në kufi janë më të shumta në drejtim të hyrjes në Shqipëri, teksa emigrantët shqiptarë kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet Pikat Kalimit Kufitar (PKK) Kapshticë, kanë hyrë dhe dalë 8424 shtetas me 3046 mjete. Kanë hyrë në vendin tonë 6907 shtetas me 2485 mjete, si dhe kanë dalë 1517 shtetas me 561 mjete.

Mësohet se për të përballuar fluksin e udhëtarëve, Policia Kufitare është angazhuar për të shmangur krijimin e radhëve dhe për të minimizuar kohën e pritjes.

Ndërkohë në Kakavijë janë përpunuar 10,087 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8,537 në hyrje dhe 1,550 në dalje, si dhe 2,902 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2,413 në hyrje dhe 489 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Scroll to Top