Foshnja gjallë pas 32 orësh nën rrënoja në Venezuelë

Mrekulli mes rrënojave: Foshnja gjendet e gjallë 32 orë pas tërmeteve shkatërrimtarë në Venezuelë, shpëtohet edhe nëna.

Një foshnjë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, 32 orë pasi dy tërmete goditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha. Sipas pamjeve të publikuara nga AFP, ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës nën ndriçimin e prozhektorëve në qytetin bregdetar La Guaira, një nga zonat më të goditura nga lëkundjet.

Në video shihet momenti kur shpëtimtarët nxjerrin foshnjën nga rrënojat dhe shpërthejnë në duartrokitje, përpara se ta mbështjellin me një batanije dhe ta pastrojnë me kujdes. Raportime në rrjetet sociale bëjnë me dije se foshnja, vetëm 18 ditëshe, ka qëndruar e bllokuar për 32 orë dhe ka dalë pa dëmtime.

Nëna e foshnjës është shpëtuar rreth një orë më vonë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura nga tërmetet. Autoritetet vendase po vlerësojnë dëmet e shkaktuara dhe numrin e personave të prekur, ndërsa ekipet emergjente mbeten në terren për kërkime të mëtejshme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nëna e foshnjës u shpëtua një orë më vonë. Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Richter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.

Scroll to Top