Franca Borxh dhe Krizë Financiare Para Zgjedhjeve 2027

Franca përballet me krizën e borxhit: 3.6 trilionë euro borxh dhe interesa që afrohen te 100 miliardë, një sfidë e madhe para zgjedhjeve të 2027

Franca po përjeton një situaturë financiare të vështirë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Borxhi publik ka arritur në 3.595 trilionë euro në fund të qershorit, duke përbërë rreth 119% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), niveli më i lartë që nga viti 1946.

Presioni financiar po shtohet edhe për shkak të rritjes së kostos së huamarrjes. Rendimenti i obligacionit francez 10-vjeçar është ngjitur në rreth 4.7-4.8%. Vlerësohet se kostoja e shërbimit të borxhit do të arrijë në 91 miliardë euro në vitin 2027 dhe mund të kalojë 100 miliardë euro në vitin 2028.

Ministria franceze e Financave parashikon që borxhi të arrijë në 119.3% të PBB-së në fund të vitit 2026 dhe 121.7% në vitin 2027. Në të njëjtën kohë, parashikohet që rritja ekonomike të mbetet e dobët, ndërsa deficiti buxhetor mund të arrijë në 5.7% të PBB-së vitin e ardhshëm.

Për të frenuar deficitin, qeveria po planifikon masa fiskale rreth 54 miliardë euro, duke përfshirë kufizimin e shpenzimeve, ndërhyrje në sistemin e pensioneve dhe shkurtime në administratën publike. Këto masa kanë nxitur kundërshtime nga nëpunësit civilë, studentët dhe sindikatat.

Problemi ekonomik pritet të jetë një nga çështjet kryesore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, një periudhë kur Franca po hyr në një tranzicion politik pas përfundimit të mandatit të Emmanuel Macron. Presidenti i ardhshëm do të përballet me sfidën e uljes së deficitit dhe stabilizimit ekonomik.

Scroll to Top