Franca triumfoi në Junior Eurovision 2025 me këngën “Ce Monde”, duke marrë votat maksimale si nga juria ashtu edhe nga publiku. Ukraina u rendit në vendin e dytë në këtë spektakël muzikor për fëmijë, ndërsa Gjeorgjia, vendi organizator, zuri vendin e tretë.
Shqipëria u klasifikua në vendin e gjashtë nga 18 shtete konkurrente. Kroni Pula, me këngën “Fruta Perime”, u vlerësua veçanërisht nga publiku, i cili i dha pikë të larta përfaqësueses më të re në garë.
