FSHF: Kënaqësi nga shorti i “play-off” me Poloninë

### Presidenti Duka shpjegon kënaqësinë nga shorti me Poloninë, kreu i FSHF-së: Ky kundërshtar më dukej më i përshtatshëm, por kur pashë shortin doja që…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, u shpreh i kënaqur pas shortit që vendosi Shqipërinë përballë Polonisë në fazën “play-off”. Ai komentoi këtë fakt duke u shprehur:

“Në fakt, buzëqesha pak sepse, për të thënë të vërtetën, çifti i parë nuk më pëlqente. Nëse do të luanim ndeshjen e parë në Uells dhe një kualifikim të mundshëm kundër Italisë, isha i kënaqur që eliminuam të parën, prandaj buzëqesha. Para shortit, nuk është se kisha ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë skuadra shumë të forta. Kështu si u krijua shorti, doja që të eliminuam çiftin e parë të Italisë dhe Uellsit. Padyshim që jam i gëzuar sepse jemi këtu në ‘play-off’. Është sukses i madh për futbollin shqiptar. Gjej rastin t’i falënderoj ata që na kanë sjellë këtu, futbollistët kryesisht dhe stafin. Pse jo, uroj të na bëjnë edhe më krenarë. Polonia është kundërshtar i fortë, të gjitha janë. Dhe ne kemi ekip të mirë dhe do t’i provojmë të gjitha mundësitë tona në Varshavë, besoj. Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short. Ishim të mërzitur në shortin e grupeve, në fund doli pozitiv sepse u renditëm të dytët. Ndeshjet luhen në fushë, atë kryesisht e kanë në dorë futbollistët. Të urojmë t’i kemi në momentin më të mirë të mundshëm, të mos kemi asnjë mungesë dhe të provojmë pa pasur asnjë pishman.”

Ai vijoi duke folur për preferencat e tij:

“Slovakia? Po, në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat mbase shumë të vogla ose fare. Nëse do mendoja një preferencë, unë dhe Fatjoni dëshironim me Sllovakinë, ndërsa Babamusta kishte qejf Uellsin. Unë nuk e doja fare. Ne nuk jemi përshtatur për të qenë si kundërshtar të skuadrave britanike. Kosova? Është ekip shumë i mirë, në moment shumë të mirë. Uroj kështu deri në mars, ka të gjitha mundësitë për ta kaluar Sllovakinë dhe për t’u përballur në Prishtinë me një finale kundër Rumanisë ose Turqisë. Për mua asgjë nuk është e sigurt, Turqia nuk është në finale. Kosova ka të gjitha shanset për të fituar gjysmëfinalen e parë. Ka të gjitha shanset të jetë pjesë e Botërorit,” u shpreh Duka për “Klan TV”.

Scroll to Top