PAMJE: Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi, gjobiten nga policia në Tiranë.
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi, ndodhen aktualisht në Tiranë për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do të zhvillojë javën e ardhshme nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran.
Gjatë përgatitjeve për këto sfida, dy lojtarët e kombëtares kanë marrë një gjobë nga Policia Rrugore gjatë qarkullimit në kryeqytet. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga LSA, automjeti i mbrojtësit Hysaj është ndaluar nga efektivët e Policisë Rrugore dhe atij i është shqiptuar një gjobë për tejkalim të shpejtësisë brenda zonës së banuar.
Në momentin e ndalimit, në makinë me Hysajn ka qenë edhe sulmuesi Taulant Seferi. Hysaj është filmuar teksa komunikon me efektivin e policisë për të sqaruar situatën, por gjoba për shkeljen e konstatuar nuk i është anuluar mbrojtësit të krahut të djathtë.
