Futbollisti i Marsejës, Nadir jashtë rrezikut pas humbjes së ndjenjave

VIDEO/ Futbollisti i Marsejës humbi ndjenjat në fushë, reagon: Jam jashtë rrezikut për jetën…

Bilal Nadir, futbollisti i Kombëtares së Marokos dhe pjesë e skuadrës franceze të Marsejës, ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Ndodhia e tij në ndeshjen e fundit i kishte shokuar të gjithë, pasi ai ra pa ndjenja në fushë. Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor bëri që situata të mos precipitohej.

Nadir ka sqaruar se gjendja e tij shëndetësore është aktualisht e stabilizuar. “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem, falë Zotit,” u shpreh lojtari.

Scroll to Top