Gazetarë të vrarë në 2025: 67 viktima, gjysma në Gaza

Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2025, gati gjysma në Gaza

Organizata “Reporterët pa Kufij” njoftoi sot në raportin e saj vjetor se 67 gazetarë janë vrarë në mbarë botën gjatë vitit 2025, me pothuajse gjysmën e tyre që humbën jetën në Rripin e Gazës, përballë “zjarrit të forcave izraelite”.

“Numri i gazetarëve të vrarë (nga 1 dhjetori 2024 deri më 1 dhjetor 2025) është rritur përsëri, për shkak të praktikave kriminale të forcave të armatosura të rregullta dhe joformale, si dhe të krimit të organizuar,” shpjegon shoqata, duke nënvizuar se “gazetarët nuk vdesin, ata vriten”.

Scroll to Top