Gazetari Valon Bela, “Non Grata” në Shqipëri, akuzohet për terrorizëm

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela, shpallet “Non Grata” në Shqipëri, i akuzuar për veprimtari me prirje terroriste.

Valon Bela, gazetar nga Maqedonia e Veriut, është ndër personat të cilëve u është ndaluar hyrja në Shqipëri, pasi dyshohet për veprimtari me prirje terroriste. Bela ka qenë i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa duket se kishte parashikuar vendimin e marrë nga ministri Besfort Lamallari, në një postim të bërë rreth një muaj më parë.

Në postimin e tij, Bela shprehej: “Ishalla jam një prej atyre 60 personave që Ramoviç dhe metastazat e tij qeverisëse u kanë ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar. Me ta ndalu hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie. Kam ndalesë edhe në Serbi si çdo bashkëluftëtar i UÇK-së. Kjo vetëm po dëshmon se Rama & Vuçiq po veprojnë në sinkron të plotë. Ata që tentuan të ndajnë Kosovën kurrë s’kanë me pas rehati në këtë dynja apo tjetrën! Sepse: “Historia shqiptare është e mbushur me plot shkije të veshun shqiptarçe”, Mullah Idriz Gjilani”.

Nga vëzhgimi i profilit të tij në rrjetet sociale, rezulton se Bela ka postuar vazhdimisht kundër kryeministrit shqiptar, duke e akuzuar, ndër të tjera, si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiçit.

Personi tjetër i shpallur “Non Grata” është Bekir Halimi, i cili është hoxhë dhe ka marrë pjesë në protestat pro Palestinës të mbajtura në Tiranë.

Scroll to Top