Sulm me bombë në Moskë, vritet kreu i departamentit të trajnimit operativ rus
Një gjeneral rus ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë bëri të ditur se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov ndërroi jetë të hënën në mëngjes, pasi një pajisje shpërthyese e vendosur nën makinën e tij shpërtheu.
Sipas komitetit, Sarvarov mbante postin e kreut të departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura.
Një nga teoritë që po hetohet është përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Ukraina nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me këtë ngjarje.
