Gjermania akuzon Rusinë për hakerime masive politike

Hakerimi i 300 zyrtarëve: Gjermania fajëson Moskën për sulme kibernetike

Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë shënjestruar përdorues të platformës së mesazheve ‘Signal’, duke përfshirë figura të rëndësishme politike dhe institucionale në vend.

Sipas burimeve zyrtare në Berlin, që prej muajit shkurt janë regjistruar përpjekje të përsëritura për ndërhyrje përmes skemave të mashtrimit kibernetik (“phishing”). Këto tentativa synojnë komprometimin e komunikimeve të politikanëve, diplomatëve, personelit ushtarak dhe gazetarëve.

Autoritetet gjermane vlerësojnë me probabilitet të lartë se këto operacione janë organizuar nga shteti rus ose struktura të lidhura me të. Nga sulmet dyshohet se janë prekur të paktën 300 persona, ndërsa mes tyre përmendet edhe presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner.

Gjithashtu, mediat raportojnë se ekzistojnë dyshime që sulmi mund të ketë prekur edhe telefonin e kancelarit Friedrich Merz, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Scroll to Top