VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku ndodhej Trump, presidenti amerikan evakuohet me urgjencë
Presidenti Donald Trump u evakuua me urgjencë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në hotelin ku po mbahej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të shtunën në mbrëmje.
Në një konferencë për shtyp disa orë më vonë, Trump tha se një person i armatosur kishte tentuar të depërtonte në një pikë kontrolli sigurie, duke pasur me vete disa armë, përpara se të vihej në pranga.
Presidenti shtoi se një oficer i Shërbimit Sekret u qëllua, por shpëtoi falë jelekut antiplumb. Një i dyshuar është në paraburgim dhe presidenti u shpreh se motivi i tij nuk ishte i qartë.
