Gjykata e Lartë Rikthen Rigjykimin ndaj Bashkim Dedjës

Gjykata e Lartë Rikthen për Rigjykim Çështjen ndaj Bashkim Dedjës

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me çështjen ndaj Bashkim Dedjës, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por me një trup gjykues tjetër nga ai që kishte shqyrtuar më parë çështjen.

SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-ja e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Bashkim Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit, teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mosjustifikim të një apartamenti në Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.

Scroll to Top