Seanca në Gjykatën e Lartë për çështjen e Erion Veliajt mbahet këtë të martë. Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në sallën e gjyqit. Pritet që në këtë seancë të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për vepra penale si pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë, korrupsioni pasiv në 9 episode, shpërdorimi i detyrës, si dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.
