Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen “Balluku”

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin për çështjen “Balluku”

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se shqyrtimi paraprak i çështjes, e cila i është ankimuar nga Kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet më 12 dhjetor.

GJK ka arsyetuar se shtyrja bëhet për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese dhe agjendës së Gjykatës, si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Këshilli i Ministrave kërkon heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, e cila mban postin e zv/kryeministres dhe ministre. Balluku është njohur me masë sigurie nga Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pasi është zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

Scroll to Top