Gjykata Kushtetuese: Vendimi për Veliajn dhe gjykatësit

Zbulohen emrat: Kush ishin gjykatësit Kushtetues që votuan pro dhe kundër Veliajt

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kërkesën e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas një seance maratonë që zgjati disa orë dhe përfundoi rreth orës 17:30, trupa gjyqësore shpalli vendimin me pesë vota pro dhe tre kundër. Ky vendim e cilëson të pavlefshëm shkarkimin e Veliajt dhe të papërshtatshëm dekretin për zgjedhje të reja në Tiranë.

Pro votuan:

  • Sander Beci
  • Ilir Toska
  • Fiona Papajorgji
  • Marsida Xhaferllari
  • Mariana Semini

Kundër u shprehën:

  • Olta Zaçaj
  • Sonila Bejtja
  • Gent Ibrahimi
Scroll to Top