Gjykata Kushtetuese vendos për pezullimin e Ballukut sot

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese: Gjykata vendos sot për kërkesën e qeverisë

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e GJKKO-së.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pritet që gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin me vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht. Gjithashtu, dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria.

Scroll to Top