Grabitje tek shtëpia e futbollistit Zaniolo në Udine

Futbollisti i Udineses, Nicolo Zaniolo, i është bërë pre e një grabitjeje gjatë natës. Ai ka bërë të ditur lajmin vetë përmes një postimi në “InstaStory”.

“Të pafuqishmëve që guxuan të hynin në shtëpinë time në Udine mbrëmë, duke ditur që isha aty, dua t’ju them se jeni shumë të pafat. Nëse do të dëshironit një çantë dore, do të mund të më kishit kërkuar lehtësisht dhe unë do t’jua kisha dhënë!!”

Më pas, në një postim të dytë në Instagram, Zaniolo sqaroi se nuk ndodhej në shtëpi kur grabitësit hynë me forcë. Sulmuesi shtoi: “Nuk isha në shtëpi! Do të kisha dashur të isha.”

Scroll to Top