Lautaro Martinez mungon sërish, Interi synon finalen e Kupës së Italisë.
Te Interi, lojtarët që kanë pasur më pak aktivitet në ndeshjen kundër Kaljarit të premten, mund të kenë më shumë hapësirë në skuadër për takimin e Kupës kundër Komos të martën. Ky duket të jetë qëndrimi i trajnerit Kivu, i cili sërish do të duhet të operojë pa shënuesin kryesor të skuadrës, Lautaro Martinez.
Edhe pse ai është stërvitur rregullisht me ekipin, me shumë mundësi do të jetë në dispozicion për formacionin vetëm javën e ardhshme, në ndeshjen kundër Torinos.
Ndërkohë, Bisek është rikuperuar plotësisht dhe mund të jetë i dobishëm për trajnerin për një pjesë të lojës, ashtu si edhe Bastoni.
Në këto kushte, dilema e vetme e Kivut mbetet porta, ku gara mes Zomer dhe Martinez është e dukshme, me një avantazh të lehtë për zviceranin.
Pak minuta mund të jenë edhe për Bonin, i cili duket se ka gjetur formën e tij, si dhe për Zielinskin. Madje, sipas të gjitha gjasave, polaku do ta nisë ndeshjen si titullar, pasi është në një formë të jashtëzakonshme.
