Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar banorët e Kukësit ditën e sotme, pasi rreth orës 06:35, në zonën e Rrugës së Turizmit, u gjet një granatë ofensive.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Ata kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar perimetrin dhe për të parandaluar çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Kukësit, është ngritur një grup hetimor. Ky grup po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e gjetjes së granatës dhe për të identifikuar personat përgjegjës për vendosjen e saj në atë zonë.