Grevë urie naftëtarësh në Bankers Petroleum

Dhjetë punonjës të Bankers Petroleum kanë hyrë në grevë urie si protestë ndaj kushteve të vështira të punës dhe pagave të ulëta. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, pasi ato nuk janë rritur prej 10 vitesh. Ky veprim vjen pas protestave të rreth 200 punonjësve të tjerë para zyrave të kompanisë.

Kompania Bankers Petroleum po hetohet nga Prokuroria e Fierit dhe SPAK për dëme milionëshe ndaj shtetit shqiptar, ndërsa drejtuesit akuzohen për vjedhje nafte dhe jetesë luksoze me paratë e taksapaguesve.

Deri më tani, kompania nuk i ka marrë parasysh kërkesat e punonjësve. Pritet që nesër më shumë punonjës t’i bashkohen protestës duke ndërprerë punën.

Scroll to Top