Zvicër: Grua me origjinë shqiptare gjendet e vrarë në banesë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesën e saj.
Mediat zviceriane raportojnë se e moshuara është gjetur pa jetë, pas mesnate, në banesë. Deri më tani, tre persona të cilët ndodheshin brenda në shtëpi janë arrestuar.
Personat e arrestuar janë një grua 48-vjeçare nga Zvicra dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.
Rrethanat e krimit vijojnë të mbeten një mister, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
