Gruda drejt Shqipërisë: Trajneri Bushi konfirmon mundësinë

Opsioni Shqipëria: Zbulohet situata e Brajan Grudës dhe FSHF-së

Brajan Gruda nuk është përfshirë në planet e kombëtares së Gjermanisë për Kupën e Botës 2026. Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë mbetet një mundësi e hapur për të, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe trajneri Alban Bushi.

Tekniku i Shqipërisë U-21 deklaroi në një konferencë për shtyp:

  • “Meqë di unë, kemi kohë që kemi pasur kontakt me të. Drejtoria Teknike ka pasur kontakte të vazhdueshme prej 3-4 vitesh. Gjithmonë e kam theksuar se, nëse nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë, opsioni i parë do të jetë Shqipëria. Ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për sa i përket cilësive të tij. Ai ka cilësi që nuk shihen shpesh te ekipi ynë Kombëtar, sidomos në skemat 4-3-3 ose 4-2-3-1, të cilat luhen nga Silvinjo, ku ai përshtatet shumë mirë. Megjithatë, me skemën që luajmë te Kombëtarja U-21, do të ishte e vështirë të gjenim vendin e tij, pasi ne luajmë pa sulmues të krahut.”

Bushi konfirmoi kështu se Kombëtarja shqiptare nuk ka hequr dorë nga Gruda, për aq kohë sa ai ka të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë. Sulmuesi i Brajton është fotografuar së fundmi në Shkodër, ku ndodhej për pushime.

Nëse Gruda nuk do të marrë një ftesë nga Gjermania në vijim, ekziston mundësia që 21-vjeçari të ndryshojë preferencat. Megjithatë, për momentin, Bushi nuk e konsideron të përshtatshëm për formacionin e ekipit të tij.

Scroll to Top