Raportohet rasti i tretë: Një shtetas britanik dyshohet të jetë prekur nga hantavirusi, pas kthimit nga një anije turistike.
Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) ka njoftuar identifikimin e një rasti të dyshuar të hantavirusit te një shtetas britanik. Ky rast lidhet me një ngjarje të ndodhur në një anije turistike në Atlantikun Jugor.
Bëhet fjalë për një pasagjer i cili ndodhet aktualisht në ishullin Tristan da Cunha. Më herët, dy shtetas britanikë të tjerë u konfirmuan të infektuar si pjesë e monitorimit të përhapjes së këtij infeksioni në anijen turistike “MV Hondius”, sipas raporteve të Reuters.
