Rekordi / Harry Kane, në të njëjtin nivel me Gary Lineker
Harry Kane vazhdoi të shkruajë histori me Anglinë në ndeshjen spektakolare kundër Kroacisë, duke barazuar rekordin e Gary Lineker për numrin më të madh të golave të shënuar nga një futbollist anglez në Kupat e Botës.
Kapiteni i “Tre Luanëve” fillimisht mori vëmendjen pas një penalltie të fituar nga Madueke, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Modriç brenda zonës.
Gjithashtu, pas barazimit 2-2, Kane u rikthye sërish në skenë pak para pushimit, kur shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke rikthyer avantazhin e anglezëve. Pikërisht ky gol kishte peshë të veçantë, pasi e çoi sulmuesin anglez në kuotën e 10 golave në Botëror, duke barazuar rekordin historik të Lineker.
PANORAMASPORT.AL
