Hegseth: Testet Bërthamore, Domosdoshmëri për Sigurinë

Pete Hegseth: Testimet bërthamore janë të domosdoshme për sigurinë amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot se është “e përgjegjshme” që Shtetet e Bashkuara të “rinisin testet” e armëve bërthamore.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë kritika të shumta për këtë nismë gjatë javës. Megjithatë, sipas Hegseth, kjo iniciativë është diçka shumë e domosdoshme për të rritur mbrojtjen.

“Presidenti ishte i qartë: duhet të kemi një mbrojtje bërthamore të besueshme. Rinisja e testeve është një mënyrë mjaft e përgjegjshme, shumë e përgjegjshme për ta bërë këtë,” tha Hegseth në Kuala Lumpur të Malajzisë, pas një takimi me homologun e tij kinez, Dong Zjun, duke mos hequr dyshimet që mbeten mbi rëndësinë e këtij njoftimi.

Ditën e djeshme, Donald Trump njoftoi se dëshiron të kryhen teste të armëve bërthamore amerikane. “Për shkak të programeve të testeve të vendeve të tjera, kam urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të nisë testet e Armëve tona Bërthamore në mënyrë të barabartë me Rusinë dhe Kinën,” shkroi presidenti amerikan në platformën Truth Social.

Scroll to Top