Hetim për plan arratisjeje: Dy emra nën verifikim

Dy emra po verifikohen nga grupi hetimor në lidhje me njëplan arratisjejetë pretenduar të Altin Ndocit.

Bëhet fjalë për Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, të cilët rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë pasur disa takime me Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të dy këta persona janë të skeduar nga drejtësia dhe ekzistojnë dyshime se mund të jenë të përfshirë ose të kenë pasur dijeni për planin e arratisjes.

Megjithatë, aktualisht hetimet ndodhen në fazën paraprake dhe po punohet për të gjetur prova konkrete nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.

Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë mundur t’i lokalizojnë këta persona për t’i marrë në pyetje.

Scroll to Top