Atentati në Rinas, hetimet shtrihen në Spanjë
Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit. Të dy këta persona udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor, ranë pre e një atentati.
Hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona, atje ku Dani dhe Sheqeri qëndruan për tre ditë. Grupi hetimor dyshon se Gilmando Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët, madje ishte mbajtur nën vëzhgim edhe kur u nis drejt Spanjës më 7 nëntor.
Gjithashtu, në pyetje janë marrë disa persona me precedentë penalë, të cilët janë të dyshuar si të afërm të Gilmando Danit dhe të agjentit të AMP-së.
