Holanda mbështet SPAK: Rikonfirmim i bashkëpunimit për sundimin e ligjit

Pas përfaqësuesve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, së bashku me ekipin e Ambasadës Holandeze, zhvilluan një takim me kreun e ri të SPAK, Klodjan Brahon, për t’i uruar atij marrjen e detyrës.

Në një njoftim të publikuar nga Ambasada e Holandës, theksohet se përmes projekteve MATRA dhe një bashkëpunimi të ngushtë dypalësh, Holanda rikonfirmon mbështetjen e saj për SPAK dhe për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Në postimin e tyre, ambasada shkroi:

  • 🔸Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për t’i uruar Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho, emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit.
  • 🔸Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin e fortë dypalësh, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri.
Scroll to Top