Hysaj sqaron tensionet me Izraelin dhe të ardhmen

Hysaj sqaron tensionet në ndeshjen kundër Izraelit: Nuk më pëlqejnë këto skena, por…

Elseid Hysaj, protagonist në fazën mbrojtëse dhe sulmuese në ndeshjen e Kombëtares shqiptare kundër Izraelit, ka folur për situatat e tensionuara gjatë takimit.

Ai deklaroi për “SuperSport”: “Kur luaj me fanellën e Shqipërisë, objektivi im është të jap maksimumin derisa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj. Trajneri i ri ka ide të reja dhe besoj se me kohën do të funksionojnë, pasi kemi pasur vetëm 4 ditë kohë për të rregulluar aksionet mbrojtëse dhe sulmuese. Ai sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë dhe shpresojmë që të gjithë të kontribuojmë për të qenë më mirë në ndeshjet e ardhshme.”

Lidhur me momentet e tensionit, Hysaj shtoi: “Futbolli kështu është, unë nuk kam qejf të bëj këto skena. Por në momentin që pashë lojtarin me gishtin në buzë duke u thënë tifozëve të qetësoheshin, ishte një impuls momental. Kërkoj falje, janë gjëra që ndodhin në futboll. Shyqyr nuk ndodhi asgjë e rëndë.”

Mbrojtësi foli edhe për të ardhmen e tij: “Jam pa kontratë, kam edhe dy ndeshje për këtë vit. Pastaj kam folur me menaxherin, po punon për të gjetur situatat më të mira dhe më të vlefshme. Do tregoj kur të jetë momenti, pasi për momentin nuk më ka thënë asgjë.”

Scroll to Top