IA në kurrikulat italiane: Arsimi merr një kthesë të re

Revolucion në arsimin italian: Inteligjenca Artificiale përfshihet në kurrikulat shkollore

Inteligjenca artificiale do të integrohet në programet mësimore të shkollave në Itali, siç njoftoi Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara.

“Përsa i përket shkollës fillore, janë futur tashmë disa referenca me qëllimin që fëmijët të njihen me konceptin e algoritmeve”, tha ministri italian.

Në shkollat e mesme, prania e inteligjencës artificiale do të jetë më e gjerë. “Ne e konsiderojmë thelbësore një qasje të re në mësimdhënien e matematikës, duke përditësuar të gjithë kurrikulën”, shtoi Valditara.

Ministria italiane e Arsimit ka vendosur të alokojë 100 milionë euro për nevojat e paraqitura nga mësimdhënia e inteligjencës artificiale. Gjithashtu, do të shpërndahen 200 milionë euro shtesë për trajnimin e mësuesve, duke përfshirë edhe parandalimin e rreziqeve që lidhen me këtë zhvillim të ri.

Së fundmi, me një vendim të qeverisë italiane, po përforcohet kërkimi universitar për zhvillimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale. Ky përpjekje i jep rëndësi mbikëqyrjes njerëzore dhe ka si qëllim kryesor t’i shërbejë nevojave të qytetarëve.

Scroll to Top