Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “në burg” në një më të lehtë. Në të njëjtën datë, Meta ka planifikuar edhe gjyqin paraprak.
Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.bashkë me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë.
