Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) shqyrton sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për lirimin e tij nga qelia.
Seanca e kaluar u shty pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, i cili argumentoi se në fletën e njoftimit për thirrjen në seancë nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.
Ish-presidenti ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më 16 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tij lidhur me masën e sigurisë.
